Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.
Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.
Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.
Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.
Mijëra besimtar bektashinj por jo vetëm kanë nisur Pelegrinazhin për në Teqen e Kulmakut si ritual i besimit Bektashi. Nga numri i lartë i Pelegrinëve që kanë zgjedhur të ngjisin malin me makinat e tyre janë krijuar radhë të gjata trafiku. Po ashtu një problem i madh është edhe rruga e prishur. Në pjesën më të madhe të rrugës makinat e kanë thuajse të pamundur të lëvizin për shkak të terrenit të thyer. Të vetmet makina edhe pse me vështirësi që kalojnë janë fuoristradat 4×4. Por ka edhe nga ata guximtarë që provojnë të ngjiten edhe me makina më të vogla.
Edhe banorët shpreheni pakënaqësit e tyre në lidhje me rrugën. Njëri prej tyre i ka bërë thirrje Kryegjyshit Botëror, Baba Mondi që të ndihmojë në rregullimin e rrugës.
“Rruga është copë-copë. Gjithmonë, çdo vit rruga kështu është, se unë vij gjithmonë.” shprehet një besimtarë.
“Baba Mondi të rregullojë rrugën. Rruga asgjë më shumë. Pastrimi është më ndryshe” ka thënë një tjetër.