Mjeku i njohur inf eksionist, profesor Pëllumb Pipero ka bërë apel për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga inf ektimi me Covid-19.
I ftuar në “Ëake up” në Top Channel, profesor Pipero theksoi se mbajtja e maskës na mbron deri në 95%.
Gjithashtu ai propozoi që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme me ligj, ndërsa shtoi se duhet të parashikohen edhe masa ndëshkuese, si gjoba, për ata që nuk vënë maska.
“Vendosja e maskës na mbron deri në 95%. Duhet të sanksionohet me ligj mbajtja e maskës, të vendoset edhe gj oba. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo në grumbullime është domosdoshmëri, madje mund të them se nuk është e tepërt mbajtja e saj, edhe në rrugë.
Maska është mbrojtja më efikase, nuk kemi a rmë tjetër në dorë veç maskës dhe distancimit social. Distancimi është relative, ndërsa ma ska është më efikase”-tha ndër të tjera professor Pipero./ CNA.al