Pellumb Pipero zbulon çfarë befasoi mjekët, a do kthehet karantina

Dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditësh, kurba e prekjes nga virusi COVID-19 arriti të shtunën në Shqipëri, (13.06.2020) pikën e saj më të lartë që nga fillimi i epidemisë, në 9 marsin e kaluar: 48 raste të reja.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se numri total i të inf ektuarve arriti të shtunën në 1464, ai i rasteve aktive në 389. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 1039 të inf ektuar, janë testuar 20. 132 persona dhe kanë vde kur 36 vetë. Vatra më e nxehtë vazhdon të mbetet Tirana me 220 të inf ektuar. Në Spitalin Inf ektiv të Qëndrës Spitalore Universitare,” Nënë Tereza” (QSUT) janë të shtruar 52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i int ubuar.

Dr. Pëllumb Pipero, infe ksionist i mirënjohur, që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të bet ejës kundër koronavirusit në Spitalin e Sëmundjeve Inf ektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të inf ektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e eksppozimit ndaj virusit. “Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje që shkon deri tek ideja se virusi iku. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh”, -thotë dr. Pipero.

Shkujdesja është e dukshme. Në tregjet e fundjavës, baret dhe kafenetë e Tiranës kryeqytetasit janë pa ma ska dhe rrinë fare pranë njëri-tjetrit. “Duhet respektuar distanca sociale, vendosur ma skat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante, madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes së 15 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë virus, është më seriozi”, shpjegon arsyet e kësaj situate dr. Pipero.

Ai thekson se 218 rastet e reja në 6 ditët e fundit u “përkasin të gjitha moshave mbi 40 vjeꞔ, por të sëmurët kronikë rezultojnë të jenë në forma më të rënda të pr ekjes nga virusi corona” vë në dukje ai.

Shifra rekord e rasteve të reja nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. “Po punohet fort nga specialistet e shëndetit publik për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se rre ziku nga prekja prej virusit është i pranishëm pasi ai është ende mes nesh. Edhe pse është i dobësuar në krahasim me fillimin e epidemisë dhe kohën e karantinës virusi vazhdon të na infektojë dhe ta vërë jetën tonë në rr ezik, nëse nuk vazhdojmë të ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve” thekson për DW, dr. Pipero.

Masat kufizuese të autoriteteve në Shqipëri kanë qënë ndër më të rreptat në rajon dhe BE para hapjes totale. Organizata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, sidomos Komiteti i Helsinkit, kanë kritikuar qeverinë Rama për shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse e drejta për jetën mbetet prioritare. Për të përballuar vërshimin e rasteve gjatë karantinës qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal, duke ligjëruar masa shumë të rrepta për shkelësit e karantinës.

Në këto rrethana a mund të flitet në Shqipëri për ” imunitet të tufës”, shprehje kjo e përdorur në krye të herës nga kryemnistri britanik Boris Jonhson, një nga të mbij etuarit prej prekjes së virusit Corona në fillim të marsit të kaluar? “Në Shqipëri është ende herët për të folur për “imunitet tufe”. Madje nuk mund të flitet edhe për ato vende ku masat e distancimit social nuk kanë qënë detyruese, si është rasti i Suedisë” thotë Dr. Pipero.

Rikthimi në karantinë? Nuk rekomandohet, pa efikasitet

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rr ezikun e pranishëm nga virusi corona masat shtrënguese mund të kthehen.

“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve.

Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj” thotë për DW, dr. Pipero./DW

Loading...