Pengimi i dhunshëm i mësimit, përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë e mirëkuptim studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët”, thekson Rama.

Kryeministri Rama bën të ditur gjithashtu se “Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve, që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”.

Gjithashtu, Rama deklaron se “nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave. Qentë le të lehin ne do shkojmë së bashku përpara”./ATSH/

Loading...