BalkanWeb raporton se policia ka arrestuar sot në Kavajë një të afërm të familjes Hajri, pasi akuzohet për veprim e që pengojnë në zbulimin e të vërtetës.
Ka dyshime që ky person, identiteti i të cilit nuk dihet, mund të ketë fshehur sende të viktimës. Kujtojmë se Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës, i cili pasi u dhunua barbarisht në Kamëz dy javë më parë, u mor forcërisht me një makinë.
Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë.
Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut.
Rrëmbimi i Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.Top Channel raportoi se autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.
Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.
A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.
Rrëmbimi i Jak Prengës, siç raportoi TCH, është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.