Pengmarrja ne Elbasan: “Na sill Aurelin, ose nuk e sheh me çunin”

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të lerë në qeli dy të arr*estuarit Bexhet Musmuça dhe të dashurën e këtij të fundit,te cilet u ndaluan për ten*tativën e pengmarjes së Aurel Gunit .

Ky i fundit është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, dhe njëherësh anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit nga radhët e PDIU-së.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës.

Ky i fundit ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me ak*uzën e “Vj*edhjes me dhu*në” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve nark*otike”. Këtë akuzë policia ia ka ngritur pasi në xhepin e tij gjatë kontrollit fizik janë gjendur dy doza me her*oinë.

Të dyja aku*zat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë prokurori i çështjes Neritan Hoxha, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arr*est në bur*g”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi ka aplikuar gjykata dhe për të dashurën e Bexhet Musmuça, Fjola Cani, e cila është arre*stuar për akuzën e “Kan*osjes për të mos kallëzuar”, shruan Fax, pasi rezultoi se kishte kër*cënuar me jetë anëtarë të familjes së Gunit.

Disa ditë më parë policia e Elbasanit përmes një njoftimi të dytë për këtë ngjarje të rëndë tha se Specialistët e Hetimit të Kri*mit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arres*tuan në flagrancë Bexhet Musmuça 39 vjeç pasi ky i fundit e ka go*ditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit.

“Është arr*estuar edhe shtetasja Fjona Cani 28 vjeçe, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit Aurel Guni, për të tërhequr kallëzimin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhu*në” dhe “Prodhimi dhe shitja e lendeve narko*tike”.

Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari.

“Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vra*sim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vra*s ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”- kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty”.(SHQIPERIA IME)

Loading...