Situata në tregje në qytetin e Vlorës vijon të mos jetë normale, ku qytetar të shumtë dynden për të blere ushqime.
Vendimi i qeverisë që asnjë automjet apo person të mos qarkullojë ka bërë që shumë persona të dynden nëpër tregje për të siguruar ushqime!
Ndërkohë pensionistët shprehen se nuk kanë telefon për aplikacionin që merret leja për dalje.
Sipas tyre ata dalin në rrugë se dikush duhet të blejë ushqime.
Një nga pensionistët shprehet: “Kam dalë për treg se jam vetëm dhe skam asnjë. Unë një telefon të voçkël kam, nuk mar dot leje.”
Sakaq një tjetër pensionist deklaron: “Kam dalë për pazar. Duhet të gjej ndonjë që të aplikoj se unë vetë nuk e bëj dot.
Për sot kam marrë leje.”
Loading...