Me shpejtësi mjaftueshëm për të fluturuar! 21 patenta janë pezulluar kjo për shkak se drejtonin makinën me shpejtësi tej normave të lejuara që shkonin deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan në aksin Sauk-Teg.
Nga këta 21 shoferë ka rezultuar që 4 prej tyre kishin edhe gjoba të papaguara.
Ndërkohë, në aksionin e policisë rrugore, nga ora 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar një sërë shkeljesh nga ana e shoferëve, si drejtimi i makinës në gjendje të dehur apo mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, e për pasojë janë ndëshkuar.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet me aparatin e matjes së shpejtësisë dhe alkool testues, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.
148 km/h deri në 166 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, në aksin Sauk-Teg, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhe në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë
Shpejtësi e mjaftueshme për të fluturuar, e cila mund të jetë fatale në çdo moment .
Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cenojnë sigurinë e të gjithë përdoruesëve të rrugës.
Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.
Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.
Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.
Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .
Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit