Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa persona kanë hyrë me thika në një lokal dhe kanë plagosur 5 persona.
Sipas informacioneve thuhet se kanë mbetur të plagosur tre familjarë, pronarë të lokalit dhe dy klientë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qamil Guranjaku në Elbasan.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Akoma nuk dihen arsyet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.
Loading...