Himni i Maqedonisë së Veriut u këndua për herë të parë në një kompeticion madhështor si Europiani, pikërisht ditën e sotme, në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski, kishte përballë Austrinë.
Ata që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, ishin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu, që zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre.
Të katërt këta futbollistë u graduan titullarë nga trajneri Angelovski, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve, e kënduan himnin, në këtë ndeshje historike për shtetin e tyre. Në stol janë edhe Bejtullai dhe Hasani.
Loading...