Për herë të parë në histori, një veshkë që u zhvillua në trupin e një derri të modifikuar gjenetikisht u transplantua në një njeri dhe po funksionon normalisht.
Operacioni u bë në spitalin ‘NYU Langone Health’ në Nju Jork.
Prestigjozja ‘Reuters’ raporton se transplantimi i veshkës u bë te një pacient klinikisht të vdekur, i cili mbështetej nga aparatura.
Historike/ Kryhet transplanti i parë i veshkës nga derri te njeriu
Bëhet fjalë për një burrë, i cili ishte dhurues organesh, gjithashtu familja e tij ra dakord me eksperimentin.
Mësohet se veshka e re e derrit u implantua përmes enëve të gjakut, jashtë barkut në pjesën e sipërme të këmbës të vullnetarit.
Rezultatet e testimit të funksionit të veshkës së transplantuar “duken mjaft normale”, tha kirurgu i transplantit Dr. Robert Montgomery, i cili udhëhoqi studimin.
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht pastrohet dhe përgatitet për transplantim tek një njeri në NYU Langone në Nju Jork, SHBA,
Veshka prodhoi “sasinë e pritur të urinës” nga një veshkë njerëzore e transplantuar, tha ai, dhe nuk ka dhëna të refuzimit të organit nga trupi njerëzor, pasi veshka erdhi nga një derr i modifikuar gjenetikisht në mënyrë që organi të mos refuzohej nga trupi i njeriut.