Në të gjithë historinë e saj, Zvicra ka qenë një vend neutral që nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim në ngjarje të mëdha botërore.
Por lufta në Ukrianë ka bërë që për herë të parë, Zvicra të pozicionohet në njërën anë. Presidenti Ignazio Cassis ka deklaruar se ka shumë mundësi që vendi i tij t’i bahskohet vendeve të tjera të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe shumica e vendeve europiane kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë, teksa kanë mbyllur edhe hapësirat e tyre ajrore për avionët rusë.
Loading...