Në Venecia, ku rrugët e zbrazëta dhe rrugicat ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.
Trenat dhe platformat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.
Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.
Loading...