“Është e qartë si drita e diellit për këdo që e njeh sadopak UNMIKUN që Lulzim Basha kurrë edhe po të dëshironte, nuk mund të kishte akses në asnjë faqe të vetme te asnjë hetimi të vetëm, ndaj çdo shqiptari, ndaj çdo luftëtari apo ndaj ushtrisë çlirimtare te Kosovës. “-kështu u shpreh sot kreu I PD, Lulzim Basha ndërsa komentoi akuzat në adresë të tij lidhur me të shkuarën në Kosovë.
Basha tha se nëse unë merrem ditë për ditë me shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj meje, unë nuk kam kohë të merrem me detyrën që më është ngarkuar.
Pjesë nga intervista:
Lulzim Basha: Këtë të dytën e di shumë mirë t’i që nuk është e vërtet. Dhe çdo kush që ka njohuritë minimale se si funksionon Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe komponenti i drejtësisë i Organizatës së kombeve të Bashkuara e di që aksesi në dosjet hetimore është i prokurorëve dhe i ndihmësve ligjor i prokurorëve.
Nuk mundet askush tjetër të thotë mi sill mua dosjet ti shoh unë dosjet dhe kështu funksionon. Prandaj është e qartë si drita e diellit për këdo që e njeh sadopak UNMIKUN që Lulzim Basha kurrë edhe po të dëshironte, nuk mund të kishte akses në asnjë faqe të vetme te asnjë hetimi të vetëm, ndaj çdo shqiptari, ndaj çdo luftëtari apo ndaj ushtrisë çlirimtare te Kosovës.
Baton Haxhiu: Kur u palu dosja e besoj këtë.
Lulzim Basha: As kur u palua dhe as kur nuk u palua dhe as kur filloi dhe as kur mbaroi.
Sepse shqiptarët konsideroheshin në konflikt interesi me të drejtë Baton Haxhiu dhe ti këtë e di fare mirë. Kështu që këtu ti japim fund kësaj shpifjeje, është shpifje e pastër, ndërsa për pikën e parë që the të jap të drejtë.
Shiko në politikë, veçanërisht ne politikë në Shqipëri qe po transmetohet me shpejtësi dhe në Kosovë, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë.
Baton Haxhiu: Kurrë nuk e ke pranuar që ke qenë në nivel të lartë.
Lulzim Basha: Po pra po, thoni përkthyes, thoni ishte kështu. Ore kjo është më e pakta që kanë thënë për mua.
Për mua kanë thënë që jam biri i Enver Hoxhës, mua më thonë një herë në javë që se ke familjen këtu, e ke familjen në Holande.
Dëngla të tilla flasin përditë. Nëse unë merrem ditë për ditë me shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj meje, unë nuk kam kohë të merrem me detyrën që më është ngarkuar.