Vlora do të ketë një bregdet të pastër për sezonin turistik të këtij viti.
Kjo, falë një investimi të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Vlorës në rrjetin e kanalizimeve në qytet.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka hartuar këtë projekt që tani po zbatohet.
Ne zonën e ish-Fabrikës së Çimentos po punohet për shtrimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shoqëruar nga Drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, ndoqën sot ecurinë e punimeve.
Kryebashkiaku tha se janë duke u evidentuar të gjitha lidhjet abuzive të kanalizimeve, ndërsa siguron se për sezonin turistik të këtij viti, “Lungomare”, do të jetë tërësisht e pastër nga ujërat e zeza.