37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në b.urg me a.kuzën e dh.unës në familje.
Kalvari i dh.imbjes filloi më dhjetor të vitit 2017, kur bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe g.oditi gruan 5 muajshe shtatzënë.
Gjatë go.ditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës, duke humbur menjëherë fëmijën.
Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij.
Sot, Sine Koldashi rrit e vetme 5 fëmijë në kushte tepër të vështira.
Shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi.
“Nuk e marr dot me vete në punë dhe kam frikë ta lë të lirë vetëm nëpër shtëpi, ndaj detyrohem ta vendos në djep” – thotë 37 vjeçarja.
Fëmija qëndron në djep për orë të tëra, derisa kthehen nga shkolla fëmijët e tjerë të familjes.
Ndonëse shpesh të paushqyer, fëmijët janë me rezultate të shkëlqyera në mësime.
Rastin e kësaj nëne nga Laknasi i Tiranës, do ta ndiqni të premten në “BOOM”
Telefononi në numrin e emisionit për të dhënë ndihmën tuaj: 069 60 00 002
https://www.facebook.com/EmisioniBoom/videos/313329369295171/?t=0