Presidenti Ilir Meta ka rinisur konferencat për mediat e përjavshme në lidhje me çështjet kryesore në vend. Meta tha se do të qëndrojë në postin e tij deri në mbarim të mandatit për të mbrojtur kushtetutën. Ai tha se kam qenë gjithmonë i gatshëm për të zgjidhur krizën, por siguroi se ka premtuar të mbrojë shtetin e së drejtës deri në 24 korrik 2022 kur i mbaron mandati i presidentit.
“Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të zgjidhjen e krizës të lija dhe postin e presidentit pa pasur parasysh karrierën time. Por ju sigurojë se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky instituicon deri në 24 korrik deri në 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur për të mbrojtur kushtetutën do ta mbajë deri në fund”, tha Meta