Këngëtarët Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi janë përballur ditën e sotme në “Shihemi në Gjyq”, pasi këngëtari kërkon që të marrë pjesën e tij të fitimeve nga kënga “Të ka lali shpirt”.
Këngëtëri i muzikës tallava edhe më herët ka akuzuar Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj se i kanë marrë miliona euro të fituara nga klikimet që ka marrë kënga në youtube.
Në emisionin e sotëm ai akuzon Gunbardhin se ka falsifikuar kontratën dhe I ka marrë të gjitha fitimet vetë, por këngëtarja e mohon dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.
Loading...