Shqipëria ka shënuar golin e tretë ndaj Bjellorusisë. Goli i tretë është shënuar nga Rey Manaj në minutën e 44, ndërsa dy golat e tjera janë shënuar nga sulmuesi Cikalleshi, njëri prej tyre me penallti.
Ndeshja Shqiperi-Bjellorusi po luhet në Tiranë na kuadër të UEFA Nations League.
Ka shënuar edhe dy gola Bjellorusia një në minutën e 34 dhe tjetrën në minutën e 80, rezultati aktual është 3-2.
Kujtojmë që Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë.
Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19.
Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.