Të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes nuk do t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Njerëzit, të cilët zakonisht neglizhojnë mëngjesin, marrin më shumë kalori gjatë gjithë ditës.
Nëse justifikimi juaj është se e kaloni këtë vakt se nuk e dini se çfarë të përgatitni, ne duam t’ju japim disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm.
1. Tërshëra – Tërshëra është një super ushqim. – Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet e zemrës. – Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë së madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen. – Zvogëlon rrezikun e diabetit.
2. Kosi grek -Ky ushqim kremoz ofron dy herë proteina dhe kalcium më shumë se sa kosi normal. Një filxhan me kos grek të jep ndjesinë e ngopjes, atë që ju duhet për të filluar ditën tuaj.
3. Qitro – Qitroja do të jetë aleati juaj më i mirë nëse dëshironi të humbni disa kg në disa ditë. Është treguar se konsumimi i një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.
4. Bukë gruri – Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.
5. Banane – Nuk ka ushqim më të mirë se sa banania për të shmangur brejtjen e urisë së mestëditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm.
6. Gjalp bajameje – Nëse preferoni të shmangni konsumin e vezëve, gjalpi i bajames është një alternativë e shkëlqyer për sa i përket proteinave. Ai ka një sasi të madhe të yndyrnave të shëndetshme.Një lugë gjelle gjalpë bajame e lyer në një fetë buke ose me një banane apo një mollë është e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.
7. Shalqi – Shalqi për mëngjesi? Përveç se është i përbërë nga 95% ujë, shalqiri është i pasur me likopene, ushqyes që gjenden vetëm në frutat e kuqe dhe që janë të mira për shëndetin e syve, shëndetin e zemrës dhe kancerin.
8. Manaferra – Manaferrat janë të pasura me antioksidantë. Disa studime kanë treguar se këto fruta ndihmojnë për: – Përmirësimin e memories ,- Rritjen e aftësive motorike, – Uljen e presionit të gjakut ,- Përshpejton metabolizmin.
9. Vezë – Ka disa mite në lidhje me konsumin e vezëve. Shumë njerëz besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit në gjak. E vërteta është se një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojnë në një ditë, kështu që ju mund të hani një vezë të plotë dhe një të bardhë veze ose dy të bardha veze për mëngjes.
10. Kafe – Ekspresi që ju pini në mëngjes për t’u zgjuar ka një numër të madh vetish. Është treguar se ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes kanë më pak rrezik të vuajnë nga diabeti dhe kanceri i prostatës.
11. Çaji – Çaji ka përfitime të ngjashme me kafeinën dhe hidraton trupin më mirë. Shuma e antioksidantëve që përmirësojnë kushtet e trupit është superiore me atë të kafes. Të gjitha varietetet e çajit (jeshil, të bardhë, të kuq ose të zi) janë të pabesueshëm, por çaji jeshil ka më shumë antioksidantë. /atsh