Në ujërat e Alaskës, peshkatari Nate Iszac, 39-vjeç ka arritur të kapë peshkun më të pazakontë, e cila është emërtuar si “përbindësh deti”. Peshkatari menjëherë pasi kapi peshkun, shkrepi shumë foto duke i bërë virale online.
Ndërkohë, në fotot mund të shihni fizionominë e gjallesës ujore. Ka një gojë shumë të madhe dhe dhëmbë tepër të mprehtë. Gjithashtu gjallesa ujore ka edhe një gjatësi shumë të madhe, thuajse sa gjysma e gjatësisë së peshkatarit. Iszac, nga Oregon i SHBA, ka shpërndarë shumë foto të “përbindëshit të detit”, teksa thotë se në momentin që është kapur, gjallesa ka shfaqur një sjellje shumë të ashpër.
Ai thotë se pasi u kap në ujërat e Alaskës, gjallesa është identifikuar si specia ngjala ujk. Pasi kapi gjallesën dhe e shpërndau gjerësisht në rrjet, peshkatari tregon se ngjala ujk është lënë sërish e lirë që të notojë në ujërat e Alaskës.