Përçahet opozita parlamentare/ Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike

Shtatë subjekte politike të opozitës parlamentare janë dakordësuar sot për 3 kërkesat e tyre lidhur me Reformën Zgjedhore.

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi bën me dije se 3 kërkesat e tyre janë jo një sistem zgjedhor me 12 rajone, por një sistem të pastër kombëtar.

Ai po ashtu kërkon që asnjë subjekt politik në zgjedhje mos financohet nga shteti si dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

Alimadhi thotë se deri tani këto kërkesa nuk janë marrë parasysh prandaj dhe u zhvillua sot mbledhja në Kryesinë e Kuvendit.

” Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone.

Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj.

Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime.”- tha Alimadhi.

Loading...