Përcarje në LSI-në e Vlorës? Luan Rama puth në ballë Monika Kryemadhin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se Vlora do të shënojë humbjen e Partisë Socialiste.

Për të shuar çdo zë për përçarje në ekipin e LSI, Kryemadhi ka dal në krah të Luan Ramës duke u bërë thirrje edhe socialistëve të votojnë LSI.
“Unë jam e bindur siç tha Luani se jo do të shkojmë tre deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë, jo tre shkojnë, por edhe forcë të parë e nxjerrin Vlorën.”, tha kryetarja e LSI.

Përcarje në LSI-në e Vlorës? Luan Rama puth në balle Monika Kryemadhin.

Kryemadhi ka artikuluar një paralajmërim të ashpër për ekipin e PS.

“Ju jap fjalën që nuk do t’i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, atij që shkatërroi çdo vlerë socialiste, por nuk do ti ndahem as dyshes së balerinave të bandës së ‘Astirit’, Afrim Qendros dhe Damian Gjiknurit dhe jua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte Drejtor në ndërmarrjet e Bashkisë së Edi Ramës nuk e implementon dot në Vlorë, sepse djemtë dhe vajzat e Vlorës, burrat dhe gratë nuk shesin identitetin e tyre, emrin e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën dhe vjedhjet e ‘Astirit’ dhe aq më shumë të të gjithë bandës së Rilindjes që grabiti të ardhmen e Shqipërisë.”

Tete ditë para zgjedhjeve, Kryemadhi i ka bërë thirrje vlonjatëve të mbështesin LSI.

Loading...