Përcillen sot për në banesën e fundit dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti në Itali,lanë pas foshnjën 6-muajshe

Dy të rinj nga Maqedonia, kanë humbur jetën ditë më parë, në një aksident të rëndë trafiku në Itali, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin, përcjellë Indeksonline.

24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, pas vetës kanë lënë një fëmijë rreth 6 muajsh, i cili fatmirësisht i kishte shpëtuar aksidentit.

Përcillen për në banesën e fundit sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët.

Loading...