Është përcjellë për në banesën e fundit artisti i shquar Maks Velo.
Miq, të afërm dhe personalitete politike e artistike i kanë dhënë lamtumirën shkrimtarit e arkitektit të njohur.
Rapotohet se ka shumë pak qytetarë që janë të pranishëm në varrim. Kjo edhe për shkak të Covid-19.
Maks Velo ishte në burg në kohën e monizmit, për shkak të aktivitetit të tij artistik. I pranishëm është edhe arkitekti Artan Shkreli, por edhe kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe gazetari Ben Andoni.
Gazetari Andoni në fjalën e tij tha se Maks Velo ishte model i qytetarit të angazhuar.
Ben Andoni: Maks Velo ka lënë një trashëgimi të vyer. Maksi është prapë i gjallë. Modeli i tij i madh i qytetarit të angazhuar është një model për të gjithë ne.
Erion Veliaj: Sic jetoi me dinjitet, ashtu kishte dinjitetin në punën e tij. Ai jetoi gjysmën e jetës në burg, ndërsa gjysmën e jetës në liri la shenjë. Na ka frymëzuar të gjithëve. Një kryeqytetar i mirë, një njeri me sqimë.
Një njeri që kishe dëshirë të flisje dhe të debatoje. Shpresoj që do frymëzojë breza të rinj. Shpresoj të kuptojmë se mbi të gjitha është kryesore që të jemi qytetarë e pastaj talentet që kemi.