Në fjalimin e tij, ndër të tjera ai tha:
“Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm)…
Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle! Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? Kujdes!
Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb dhe dy gjenerata për t’a zhdukur atë. Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes.”
Pse Moikom nuk u bërë pragmatik si ne të tjerët? Pse e ktheve familjen në Shqipëri në vitin 1997 nga SH.B.A. kur të gjithë po largoheshin nga Shqipëria? Mendove se do të shpëtoje këtë vend? Sa ide naive por e mrekullueshme dhe kuptim-plotë në të njejtën kohë.
Sa shpresëdhënëse por shpresëmarrëse. Po unë, Epidamn Zeqo? Ndoqa ëndrrat e mia vetëm për t’u zgjuar në një makth. Mora Green Kartën Amerikane – realizova ëndrrën e të gjithëve – por humba tim atë! Oh mërgim, si e ndave çdo familje shqiptare! Sa shumë dramë shkaton, sa shumë dhimbje, dhe sa shumë pishmane.”