Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeç.
Vajza vjen nga një familje e varfër ku i ati vuan nga probleme mendore. 46-vjeçari e ka marrë vajzën që në 30 korrik me pretendimin se do kujdesej dhe do e mbronte, por nuk ndodhi kështu.
Detaje tronditëse ishin ato të zbuluara nga grupi hetimor. Mësohet se vajza është përdhunuar me forcë në datë 30 Korrik. Është mbajtur gjithë natën në ballkon e lidhur nga autori nën kërcënimin se do ta hidhte nga ballkoni.
Në një deklaratë për media, babai i të miturës ka deklaruar se vajza shkonte në shtëpinë e abuzuesit pasi njiheshin. I pyetur se çfarë ka ndodhur babai thotë: “Asgjë, ajo ndodhet andej (duke drejtuar gishtin nga shtëpia) nga frigoriferi, vajza ime Anisa”.
I pyetur nëse vajza i ishte ankuar për ndonjë gjë ajo thotë se jo.
“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë”.
I pyetur nëse është ankuar ndonjëherë vajza, nëse kishte probleme apo të ketë kërkuar të kthehet në shtëpi, ai shprehet:
“Kërkonte, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”.
Vajza në datën 1 gusht ka ikur në banesën e saj por nuk ka treguar gjë. Më pas duke e kërcënuar autori ka arritur ta kthej sërish në banesë. E ka përdhunuar dhe rrahur edhe në datën 1 gusht duke kryer aktin në dhomën e tij bashkëshortore.
E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi si pasojë e një aksidenti ka humbur gojën, nuk flet. Nga data 1 deri në ditën e denoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe ti shkonte në dhomë. Ai e kishte kërcënuar mos tregonte sepse do ti vriste babain dhe se kishte shokë në polici.
Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka thënë se ditën kur ka marrë atë në shtëpi atje ka qenë një vajzë tjetër të cilën ai e kishte përzënë atë ditë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjeçares ai po e përgatiste për prostitutë, citon top channel.