Dy punonjës të policisë Vlorë janë pezulluar nga detyra, për shkak të përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë nga 4 persona. Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se dy efektivët janë pezulluar dhe janë ndaluar që të dalin jashtë vendit. Shkak për pezullimin e tyre është vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore. Efektivët e pezulluar janë nën/komisari Ervis Çipa dhe specialistja Ornela Hajrulla.
“Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit”, shkruan Balla.