Përdhu.nimi i të miturës, dalin detaje tronditëse, shkolla ishte në dijeni

Mori peng të dashurën

Emisioni “Dritare me Rudinën” në News 24, ka zbardhur detaje tronditëse të ngjarjes në Kavajë, ku një 14 vjeçare është përd*hunuar nga 8 adoleshentë.

Historia e rëndë e 14 vjeçares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën pasi i ati ishte emigrant në itali, ka patur një lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj.

Në ditën e përvjetorit të tij i ka kërkuar vajzës në vend të dhuratës, marrëdhënie intime. 14 vjeçarja fillimisht s’ka pranuar por pas këmbënguljes së djalit shkuan në shtëpinë e gjyshes së tij. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë të cilave janë filmuar nga njëri prej shokëve te djalit.

Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka shkuar edhe me shtatë djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me videon nëpërmjet mesazheve në instagram.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur që vajza të trajtohet. Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes.

Nëna e vajzës nga ana tjeter duke iu trembur opinionit nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjiatroi procedimin penal. Një ditë më pas më datë 31 janar ora 15.45 organi i akuzes ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës. Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre.
(Shqiperiaime)

Loading...