“Nga janari 2019 strukturat arsimore janë njohur me disa raste denòncimesh. Gjysma janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe janë denòncuar nga ata. Ka qenë pikërisht një mësues i vëmendshëm që ka marrë masa, të gjitha këto kanë raste kanë një të përbashkët, të gjithë abûzesit kanë qenë të njohur, në afërsi familjare.
Ndëshkimet nuk po mjaftojnë të ndalojnë abûzimin. Kjo po ndodh në një kontekst të patriarkalizmit të thellë. Më gjeni një grua që nuk është ngàcmuar sek*ualisht, në rrugë, në punë apo shkollë me qëllim që të turpërohet. Ngàcmimi sek*ual, përvecse është i dënûeshëm në Kodin Penal, prapë kjo praktikë vazhdon nga burrat dhe vazhdon mos raportohet nga gratë. Natyrisht ne kemi përgjegjësi intitucionale, secili nga ju ka përgjegjësi të ndryshojë kulturën rreth nesh”, tha Shahini teksa akûzoi median se i abûzon për herë të dytë viktìmat duke dhënë detaje identifikuese.
“As sot as dje as kurrë, ministria nuk do prononcohet me raste individuale se kjo është riabûzim me viktìmën. Të njëjtën pres dhe nga organizatat, ndërprisni daljet në media me informacione identifikuese. Hetim urgjent për protokollet e OJF që marrin para nga buxheti i shtetit, u kemi dërguar bashkive kriteret për stafin rojet dhe pastruesit. Kemi kërkuar nga AMA të marrë masa ndaj mediumit që kishte publikuar dëshminë policore të plotë ndaj një të mituri. Kërkoj që mos presë nxitje nga ne. Na thonë, ju lutemi na mbroni nga gazetarët dhe unë e kam frìkën se arsye se pse nuk ka denòncime është frìka se do përfundojnë në detaje identifikuese në televizor. Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë.
Por kjo nuk mjafton, nëse duam të parandalojmë dhunën e ngàcmimin sek*ual duhet të punojmë për të lûftuar sistemin patriarkal”, u shpreh Shahini nga foltorja.