Përdhunimi i shqiptares në Greqi, kush është autori 35-vjeçar, i dënuar edhe më parë për abuzimin e një të re

Përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare në Greqi ka tronditura mbarë opinionin në vendin helen, por jo vetëm.

Sipas policisë greke, autori i dyshuar i përdhunimit është një 35-vjeçar me origjinë bullgare.

Ai është identifikuar nga policia dhe është vënë në kërkim nga ana e tyre. Por, rezulton që autori i dyshuar të jetë arrestuar edhe 5 vite më parë, po për përdhunim.

Cili është autori i dyshuar?

Bullgari thuhet se është arrestuar në vitin 2015 dhe u la i lirë në vitin 2020.

Ai u dënua pasi hyri në shtëpinë e një të reje dhe e kishte përdhunuar.
Autori i kishte thënë së resë, se do e pësonte rëndë nëse do të tregonte ngjarjen. Ai më pas, u arrestua nga policia dhe për atë akt, u dënua me 5 vite heqje lirie.

Si ndodhi përdhunimi i shqiptares?

50-vjeçarja shqiptare, me profesion pastruese, ishte duke punuar në një ndërtesë në Athinë, ku i riu bullgar, e mori me forcë dhe e futi në apartamentin e tij.

Raportohet se ai e ka dhunuar gruan dhe ka abuzuar seksualisht me të për orë të tëra.

Aktualisht shqiptarja ndodhet në spital në gjendje të renduar psikologjike dhe me plagë të ndryshme në disa pjesë të trupit, shkruajnë mediat greke.

Loading...