Përdhunoi për 10 orë shqiptaren, policia greke zbardh identitetin e bullgarit

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Greqi, ku u përdhunua për 10 orë një shqiptare, policia ka bërë me dije se është identifikuar autori. Mediat greke, duke cituar policinë shkruajnë se bëhet fjalë për një 35-vjeçar, ndërsa nuk japin detaje të tjera.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë tha: “Ne e kemi identifikuar autorin. Këto janë ngjarje vërtet të trishtueshme. Fenomene të tilla në tërësi nuk kanë të bëjnë vetëm me policinë. Këto fenomente duhet të marrin fund”.

Mediat greke bënë me dije dje se 50-vjeçarja po pastronte një hyrje në momentin kur bullgari e ka marrë me dhunë dhe e ka futur në dhomë.

Loading...