Një 19 vjeçare u arrestua të hënën, e akuzuar për përdhunimin e shoqes së dhomës, në Universitetin Saskehana, Pensilvani, SHBA.
Akuzuesja tha në padi se kishte qenë dita e fundit në atë konvikt, dhe se do të shpërngulej diku tjetër. Për këtë arsye e kishte mbushur shtratin e vet me plaçka, për t’i paketuar, ndaj ishte shtrirë te shtrati i shoqes, pasi ajo nuk kishte qenë aty.
Por kur ishte zgjuar, e kishte gjetur veten të lidhur dhe me shoqen e dhomës përsipër, e cila kishte kryer më pas akte seksuale për disa orë.
19-vjeçarja Pratigya Thakur, e cila kishte ardhur nga Bronksi i Nju Jorkut, u mbajt nën arrest për ngacmim seksual.
Loading...