Përdhunuan një nënë para fëmijëve të saj, dënohen me vdekje dy të rinjtë

Gjykatësi dënoi burrat me 14 vjet burgim para kryerjes së ekzekutimit.

Dy burra janë dënuar me vdekje për përdhunimin e një nëne në Pakistan, para fëmijëve të saj.

Abid Malhi e Shafqat Ali kishin gjetur gruan që po priste për ndihmë kur makinës së saj i ishte mbaruar karburanti, në një autostradë në qytetin lindor të Lahore.
Gruaja kishte mbyllur dyert e makinës së saj por sulmuesit kishin thyer një dritare dhe e kishin tërhequr jashtë, për ta përdhunuar nën kërcënimin e armës, para fëmijëve të saj të tmerruar.

Sulmuesit gjithashtu i kishin vjedhur asaj para, bixhuteri e karta banke para se të largoheshin. Por ata u gjurmuan nga të dhënat e telefonëve celularë dhe u arrestuan disa ditë pas sulmit.

Mostrat e ADN të marra nga skena e krimit përputheshin me ato të të akuzuarve.

E mbijetuara e sulmit i identifikoi ata në gjyq dhe Ali pranoi krimin.

Gjykatësi Arshad Hussain Bhutta dënoi burrat me 14 vjet burgim para kryerjes së ekzekutimit.

Krimi i rëndë shkaktoi protesta të gjera në Pakistan ndërsa aktivistët kanë kërkuar varjen e të dënuarve në publik.

Në protesta janë kërkuar gjithashtu reforma ligjore për mbrojtjen e grave e fëmijëve, pas një serie rastesh dhune ndaj grave. Sipas llogaritjeve vetem rreth 3% e sulmeve seksuale apo përdhunimeve në Pakistan përfundojnë me dënim të të akuzuarve.

Në dhjetor Pakistani nisi një ligj të ri për gjyqe të veçanta e të shpejta të përdhunimit.

Loading...