Përdorimet e dobishme të uthullës së mollës

Uthulla e mollës, është përdorur për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore dhe estetike. 

Kohëve të fundit ajo po përdoret thuajse në të gjitha recetat natyrale për maskat e fytyrës dhe flokëve.

Ajo po merr përdorim të gjerë edhe në kurat natyrale, madje edhe në pastrimin e shtëpisë. Ja disa nga përdorimet e dobishme të uthullës së mollës:

Lehtëson dhimbjet e fytit: uthulla për shkak të vetive antibakteriale ka aftësinë të luftojë mikrobet dhe bakteret. Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni 2 lugë uthull, përdoreni këtë metodë në formë gargare çdo 2 orë dhe dhimbjet e fytit do të reduktohen.

Lehtëson problemet me tretjen: nëse keni probleme me tretjen, provoni të pini një gotë ujë të vakët me një lugë çaji uthull molle.

Trajton problemet sinuse: uthulla e mollës është e pasur me vitamina B dhe E, kalcium, kalium, magnez etj. Të gjitha këto elemente pastrojnë mukusin dhe parandalojnë përhapjen e baktereve. Kombinoni një gotë ujë me një lugë uthull molle për të shpëlarë hundët.

Eliminon zbokthin: nivelet e larta të aciditetit në uthull balancojnë pH e kokës dhe parandalojnë rritjen e infeksioneve. Kombinoni gjysmë filxhani me uthull molle në një gotë ujë dhe shpëlani kokën 1 herë në javë me këtë përzierje.

Heq lythat: me një copë pambuku lyeni lythat 2­ 3 herë në ditë derisa ato të zhduken tërësisht.

Eliminon erën e keqe të këmbëve: në një legen me ujë të ngrohtë hidhni një filxhan me uthull molle. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në eliminimin e erës së keqe.

Neutralizon aromat e këqija në shtëpi: në një shishe hidhni një filxhan uthull molle dhe ujë. Spruconi shtëpinë dhe erërat e këqija do të neutralizohen. Kjo mënyrë është shumë e mirë dhe për të hequr njollat në mobilie, hidhni pak uthull molle dhe fërkojini me një sfungjer.

Loading...