“Perëndimet në Vlorë” – Ekspozitë nga mjeshtri i fotografisë Ahmet Axhushi

Kur i madhi, Ali Asllani i këndoj Vlorës me gjithë bukuritë e saj, ja skaliti edhe ditën edhe natën ku ditën e kish dritë dhe natën e kish ëndër, por ndoshta i mrekulluar nga e bukura e harroi atë momentin midis ditës dhe natës…përëndimin e magjishëm të Vlorës…

Perëndimin unikal, ku dielli puthet me detin…Perëndimin që aq “poetik” do të na e risjellë një tjetër mjeshtër, jo i fjalës por i fotografisë…
Është Met Axhushi, artisti, që do të na mbledhë të shtunën në ekspozitën e tij fotografike, “Perëndimet në Vlorë”.

Ja vlen të mrekullohesh jo vetëm me bukurite mahnitëse te perëndimeve vlonjate, por edhe me mjeshtërinë e fotografise : ” made in Axhushi”.

Loading...