Përfaqësuesi i lartë i BE fton për darkë Ramën dhe kryeministrat e tjerë të rajonit

Kryeministri Edi Rama dhe homologët e Ballkanit Perëndimor i janë përgjigjur ftesës për darkë nga përfaqësuesi i lartë i BE, për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Takimi tradicional në Bruksel do të vlejë për një diskutim më pak formal të situatës në rajon dhe marrëdhëniet me unionin.
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian e kanë përsëritur me vendosmëri se Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike. Sipas tyre, rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes.

Vetëm pak ditë më parë, ministrat e Punëve të Jashtme, në takimin e Këshillit, mbështetën hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

Loading...