Përfitimet shëndetësore nga mjedra

Konsumimi i ushqimeve bimore, si manaferrat e kuqe ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke ju rritur energjinë dhe duke ulur peshën.

Gjithashtu një sërë studimesh kanë treguar për një lidhje pozitive mes konsumimit të mjedrave dhe përmirësimit të kujtesës.

Shëndeti i zemrës

Ushqimet e pasura me flavonoide, siç është dhe rasti i mjedrave ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës. Kaliumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës.

Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg kalium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak rreth 1,000 mg në ditë.

Mirëmban nivelet e sheqerit në gjak

Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar.

Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.

Ndihmon tretjen

Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm sistemin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat.

Kthjellon shikimin

Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV.

Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.

Loading...