Xhenxhefili është një përbërës shumë i shpeshtë në gatime të ndryshme.
Por ai gjithashtu është përdorur mijëra vite me radhë për qëllime shëndetësore.
Xhenxhefili mund të përdoret në shumë mënyra. Ai mund të hahet ashtu i freskët, të thahet, në formë të vajit apo si lëng dhe poashtu të futet në çaj.
Normalisht konsumimi i frutave dhe perimeve bën që të kemi shumë përfitime shëndetësore.
Por disa nga këto mund të sjellin përfitime më shumë se sa ato të vjetrat. Një nga ato që sjellin përfitime shtesë është edhe xhenxhefili.
Këto janë disa nga përfitimet:
Tretja
Përbërësit në xhenxhefil nhihen për lirimin e stresit, irritimit, stimulojnë lëngjet trupore dhe ndalin kontraktimet gastrike.
Gjithashtu xhenxhefili duket që ka efekte përfituese në enzimën tripsin dhe gjëndrat pankreatike. Po ashtu çliron trupin nga konstipacioni i mundshëm.
Vjellja dhe marramendja
Tek shumë pacientë përdoret për ndalimin e vjelljes. Poashtu gjatë shtatzanisë preferohet tek gratë për të ulur mundësinë e vjelljes.
Parandalim nga i ftohti dhe gripi
Gjatë motit të ftohtë, pirja e çajit me xhinxher është një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin e nxehtë.
Reduktim të dhimbjeve
Dhimbjet e muskujve pas ushtrimeve ulen me 25% me konsumim të rregullt të xhenxhefilit. Gjithashtu dhimbja që gratë e përjetojnë gjatë ciklit menstrual reduktohet me konsumim të këtij fruti.
Inflamacioni
Xhenxhefili është përdorur për shekuj me rradhë për të ulur inflamacionin dhe për të trajtuar rastet me inflamacion.
Shëndeti kardiovaskular
Redukton kolesterolin, ulë rrezikun e krijimit të mpikjes së gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e nivelit mesatar të sheqerit në gjak.