Një autobus është përfshirë nga zjarri në Gjermani.
Në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy kosovarë.
Kosovarët e përfshirë në këtë rast kanë thënë për Indeksonline se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.
Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman./Ekspress
Loading...