VLORA
Një automjet është përfshirë nga flaket gjatë natës së kaluar në Vlorë. Policia bën me dije se rreth orës 03:25 në lagjen ”Kushtrimi” u do gj mjeti ”Toytota” i 32-vjeçarit E.H.
Nga ana tjetër nuk dihet ende shkaku i djegies së makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Loading...