Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite, në lagjen Grizë, Patos.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, në banesë jetonte 82-vjeçari, M.C i cili ka shpëtuar pa u lënduar.
Mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.
Njoftimi i policisë
Patos/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Loading...