Përfshihet nga flakët magazina në Sarandë

Një zjarr ka shpër thyer papritur në ambjentet e jashtme të një magazine në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë.

Ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit, duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Balit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Loading...