Përfshihet nga flakët resorti

Dy të vd.ekur dhe 14 të pla.gosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë, pasi flakët e zjarrit përfshinë një resort turistik.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por sipas autoriteteve, bilanci i vik.timave mund të rritet, pasi disa prej të pla.gosurve kanë marrë pla.gë të rënda.

70 zjarrëfikëse luftuan disa orë më flakët e zjarrit dhe më në fund kanë mundur ta neutralizojnë atë. Policia ka evakuuar 60 persona, të cilët rrezikoheshin nga zjarri.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani po hetohet ne dy pista: rrjedhje gazi dhe defekt në linjën elektrike të resortit.

Loading...