Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit.
Roza Meçja është nxjerrë e pajetë nga gërmadhat e godinës 6-katësh pranë Kryqit të Kuq.
Kjo e ka çuar në 40 numrin e viktimave, ndërsa raportohet se janë nxjerrë të gjithë personat nga rrënojat në Thumanë. Kërkimet vijojnë për 5 persona që mendohet se ndodhen nën rrënojat në zonën e Kënetës.
Bilanci i viktimave të tërmetit u rëndua pasditen e djeshme pas nxjerrjes nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të trupave të pajetë të Griselda Lalas, 22 vjeç dhe rreth orës 19 të mbrëmjes edhe trupat e dy viktimave, të identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.
3 trupa të tjerë të pajetë u nxorrën nga rrënojat në Thuamën rreth orës 4 të mëngjesit. /atsh