Në mjediset e Akademisë së Nënoficerëve, u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e certifikimit të kursit të VI-të të kryekapterit.
Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Nazmi Cahani, Komandanti i Akademisë së N/oficerëve, gjeneral brigade Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.
Qëllimi i kursit ishte përballja e kursantët me stërvitjen e përditshme me rregulla dhe njohuri të cilat u kombinuan në klasë e në ambjentet e akademisë, si dhe shpalosja e njohurive të marra në prezantimet e temave kursore, për arritjen e objektivave të caktuara.
Në fjalën përshëndetëse, Komandanti i ANO-së, gjeneral brigade Albert Mullai, falenderoi të instruktorët, komandantin e kursit të kryekapterit, Komandantin e kurseve, si dhe kursantët për disiplinën e treguar, përkushtimin e treguar në realizimin e të gjithë procesin e arsimimit dhe trajnimit përgjatë një muaji të kryerjes së tij.
Në emër të 14 kursantëve, përshëndeti kapter Dritan Lami. Ai falenderoi instruktorët përgjegjës që janë marrë drejtpërdrejt me instruktimin dhe trajnimin e nënoficerëve, si gur themeli në kontigjentin ushtarak të FA-ve.
Në përfundim të ceremonisë, SHSHP, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, në shenjë falenderimi për ANO, mbolli një rrënjë portokalli.