Përfundon ‘Love Story’, Saimiri zgjedh dashurinë e jetës në televizion, vajza që i rrëmbeu zemrën

Mes emocionesh, surprizash e të papriturash, nisi plot rrahje zemre nata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë ky show kurorëzoi edhe një çift pas 15 puntatash.

Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike me 33-vjeçarin, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.

Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë, teksa vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodh në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje. Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty.

Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.

Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje.

Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri.
Ndërkohë Generda, nuk arriti t’ia merrte zemrën Saimirit 100%. Ata patën takimin e tyre të fundit në Stamboll, mjaft romantik dhe plot ndjesi.

Por siç duket, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte më një partner nga Love Story.

E teksa i dha lajmin, Saimiri iu drejtua Generdës me këto fjalë: “Generda doja të të falenderoj që ke lënë gjithçka pas dhe ke ardhur këtu për mua.

Kemi pasur disa takime të bukura që nuk do t’i harroj kurrë, si mëngjesi i bukur që kaluam bashkë, ajo dita që bëmë shopping që t’i zgjodhe veshjen e radhës, vajtëm në Korçë për ski, që edhe nuk kishe shumë talent, por dhe maksimumin tënd dhe Stambolli ishte mbyllja më e bukur që mund të imagjinoja.

Dua të të falenderoj për kohën, përkushtimin, ndjenjat dhe dashurinë që më ke dhuruar në këtë rrugëtim. Ky është një moment që unë e urrej, por nuk dua të të lëndoj dhe dua të jem i sinqertë me ty.

Zemra ime ka marrë një tjetër drejtim, prandaj më vjen shumë keq, por ti nuk je e zgjedhura ime”.

Mes emocionesh, Generda i uroi Saimirit një rrugëtim të lumtur me Merin.

“Dua të të falenderoj sepse siç e thashë dhe qëparë emocionet nuk komandohen dhe e kam shijuar edhe unë çdo moment me ty. Shpresoj që edhe ti të jesh i lumtur në rrugëtimin tënd me Merin.”

Loading...