Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste në selinë e PS. Takimi i nisur prej orës 18:00 kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet e 14 majit.
“BalkanWeb” mëson se drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët.
Sakaq porosia e kryeministrit Edi Rama për deputetët ka qenë që çdo deputet do mbajë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre elektorale.
Gjithashtu Rama ka kërkuar angazhim makismal nga deputetët në zonat e tyre.
Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë kryesinë e PS.
Loading...