Përfundon në spital pedagogu Denis Himçi, i cili u kap duke i kërkuar favore seksuale studentes

Pedagogu Denis Himçi, i cili u kap duke i kërkuar favore seksuale një studenteje, në këmbim të marrjes së provime të prapambetura, është shtruar në spital.

Himçi, i cili u bë pre e një kamere investigative, thuhet se u ndje keq gjatë qëndrimit të paraburgim, mbrëmjen e djeshme.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Himçi është pezulluar nga detyra nga Rektorati i Universitetit të Elbasanit, ndërkohë që është në pritje të masës së sigurisë nga gjykata ku duhet të përgjigjet për ‘Shpërdorim detyre’

Loading...