Përfundon numërimi/ Shehu ‘mundi’ demokratët e tjerë, mori mandatin e vetëm në Gjirokastër, ja rezultati

Përfundoi numërimi për kandidatët edhe në Gjirokastër. Sipas KQZ, kandidati më i votuar ishte Bledar Çuçi me 11932 vota, ndjekur nga Laert Dura me 4129, ndërsa kryesuesja e listës Mirela Kumbaro renditet e treta me 2528 vota.
Ndërsa në radhët e PD, ishte një luftë e fortë, ku fitues doli Tritan Shehu. Kujtojmë se në Gjirokastër, PD mori vetëm një mandat. Tavo mori 3364 vota, kundrejt 2430 të Roland Bejkos dhe, 2058 të Entela Shehajt.

Në LSI, Vangjel Tavo ka marrë vetëm 2237 vota kundrejt 845 votave të kandidatit të katërt Albert Malaj, i cili renditet i dyti nga mbështetja preferenciale.

Loading...